Kryeministri zbulon çfarë i ka thënë Arta Markut përpara presidentit: I kërkova të marrë lejet e ndërtimit dhe…

Zbardhet kërkesa e kryeministrit Edi Rama për prokuroren e përgjithshme në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit paraditen e sotme.

Ka qenë vetë shefi i qeverisë që zbardhi kërkesën e qeverisë për organin e akùzës në komunikimin e pasdites së sotme me median.

‘I thashë Prokurores së Përgjithshme përpara Presidentit sot, që është shumë e lehtë hetimi për të gjithë ndërtuesit që kanë àbùzuar, thjesht i kërkova të marrë lejet e ndërtimit të gjithë godinave dhe të nisë hetimin’, deklaroi kryeministri Rama.