Komisioni hetimor për shkarkimin e tij, Meta: Ta shtyjnë afatin deri më 24 korrik 2022

Me 8 vota pro dhe 1 kundër është miratuar sot shtyrja edhe me katër muaj të veprimtarisë së Komisionit Hetimor parlamentar për Presidentin Meta.

I pyetur për këtë vendim, Kreu i Shtetit pa kursyer ironinë ka thënë dje në emisionin “Përballë” në RTSH se “ta shtyjnë deri më 24 korrik 2022, kështu që edhe ata do ishin në rregull me vazhdimin e hetimeve, edhe unë jam në rregull me vazhdimin e kryerje së gjithë përgjegjësive të mia”.

Kujtojmë se në 24 korrik 2022, mbaron dhe mandati i Presidentit Meta.