Humoristi shkodran feston 80-vjetorin vetëm dhe i sëmurë, Zef Deda i bën surprizën emocionuese dhe shpërthen në lot

Të gjithë e harruan “Mjeshtrin e Madh” Gëzim Kruja, në këtë 80-vjetor të ditëlindjes së tij, por nuk e ka harruar vetëm një njeri, Zef Deda.

Gazetari Senad Nikshiqi nga Shkodra, ka kontaktuar Zef Dedën dhe kanë vendosur së bashku të shkojnë ti bëjnë vizitë surprizë humoristit shkodran Gëzim Kruja.

Gëzim Kruja duket I habitur kur sheh në derën e shtëpisë aktorin Zef Deda.

MIRËNJOHJE GËZIM KRUJA, DIKUSH NUK TË HARROI

STAR PLUS TV /MIRËNJOHJE GËZIM KRUJA, DIKUSH NUK TË HARROI

Gepostet von Star Plus TV am Freitag, 6. Dezember 2019

“Po ku je o Gzim Kruja….Ja ky është aktori I madh. Dëgjo, mos harro se ne kolegët e tu, të duam dhe të respektojmë”, i thotë Zef Deda.

Në këtë 80 vjetor, mjeshtri I madh, Gëzim Kruja po kalon momente të vështira shëndetësore dhe e ka të pamundur të flasë.

“Gëzimin e kujtojnë të gjithë, sidomos kur janë fjetë. Po ka edhe nga ata që janë zgjut e thonë hë se po shkoj sot, e hë se po shkoj nesër…Ca deshe me thanë? Ah, po ka të drejtë, ka të drejtë…nuk ka ardh kush me e kujtu. Vetëm këta të familjes, edhe nja dy të tjerë bashkë me televizionin”, thotë Zef Deda mes lotëve duke nxjerrë shaminë.

Gëzim Kruja, humoristi shkodran ka lindur në 4 dhjetor 1939.

Ai ka një jetë në skenën shkodrane të humorit, ku ka spikatur me rolet e tij.

Ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor. Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit. Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”.

Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”.