Do ju prekë zemrat/ Letra e vogëlushes Italianë për fëmijët shqiptarë të prekur nga tërmeti

Mediat italiane kanë publikuar letrën e një vajze të vogël në lokalitetin Agordo në Belluno të Italisë. E tr0nditur nga lajmi i tërmetit, Emily vogëlushja nga Italia ka shkruar një letër për fëmijët shqiptarë.

Ajo i drejtohet punonjësve të Mbrojtjes Civile Italiane, ku u kërkon të dërgojnë në Shqipëri letrën e saj si dhe 5 eurot. “ …Unë nuk di shqip, por do të doja t’u them atyre fëmijëve që dëshiroj të jem shoqe për zemër me ta. Nuk di si ta bëj këtë, por do të doja që ju, Mbrojtja Civile, të më ndihmoni të dorëzoj vizatimin tim për fëmijët e Shqipërisë, që ata të shohin se mendova për ta dhe që më vjen shumë keq për atë që ndodhi”, shkruan ajo.

“…Shpresoj që ata të jenë përsëri të qetë dhe të lumtur me familjet e tyre. Përshëndetje fëmijë shqiptarë. Po ju dërgoj edhe 5 euro, që të mund të hani mëngjes nesër”, thuhet ndër të tjera në letër. Letra dhe mesazhi i saj “Jepuni një dorë fëmijëve të Shqipërisë, të g0ditur nga tërmeti” përfunduan në tryezën e presidentit të provincës.