Arsyet bindëse pse duhet të konsumoni kanellën

Përveçse bën ëmbëlsirat më të shijshme, kanella ndihmon në luftimin e disa sëmundjeve, kanë zbuluar studimet e ndryshme.

Lufton diabetin

Studimet e kryera në lidhje me diabetin e tipit 2, kanë treguar se kanella është shumë e mirë për ta luftuar atë. Nëse konsumoni gjysmë luge kafeje me kanellë çdo ditë për 4 muaj, ju mund të ulni nivelin e sheqerit në gjak dhe mund të përmirësoni funksionin e insulinës në trup. Nëse i shoni ëmbëlsirave pak kanellë, kjo do të ulë ndjeshëm ndikimin negativ që sheqeri mund të ketë në organizmin tuaj.

Anti-Mikrobik

Kanella mund të vrasë bakteret, viruset dhe disa sëmundjet fungiale që u rezistojnë medikamenteve. Për këtë arsye është e këshillueshme që pjatave tuaja t’i shtoni pak kanellë.

Anti-Inflamator

Inflamacioni është i rëndësishëm për mbrojtjen e trupit por niveli i lartë i tij mund të çojë ne shfaqjen e sëmundjeve kronike si kanceri dhe Alcajmer. Kanella është një erëz anti-inflamatore dhe si e tillë mban nën kontroll molekulat inflamatore.

Mbrojtës për zemrën

Kanella ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak dhe mbron atë të mirin. Ajo gjithashtu mund të ulë tensionin dhe nivelet e trigliceriteve duke përmirësuar kështu shëndetin e zemrës

Përmirëson kujtesën

Në studimet e kryera mbi kafshët është vënë re se kanella ndihmon shumë në përmirsimin e kujtesës, në aftësinë e të mësuarit të trurit dhe në reduktimin e stresit të tij. Një tjetër studim ka treguar se kanella mund të mbrojë neuronet te pacientët me sëmundjen e parkinsonit dhe madje në disa raste edhe vetëm aroma e kanellës nxiste përmirësimin e kujtesës.