Tërmet i fortë në Itali, lëkundje në Romë

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në jug të Italisë.

Tërmeti ka qenë i magnitudës 4.4 i shkallës rihter, me epiqendër rreth 90 kilometra nga Roma, 56 kilometra nga L’Aquila dhe 42 kilometra nga Frosinone.

Nuk ka raportime për dëme materiale, por shumë qytetarë shprehen në rrejete sociale se lëkundjet kanë qenë të forta duke shkaktuar panik.