Rama: “Jam 194 cm s’jam ndierë ndonjëherë mini”, nuk e di kush e shpiku…

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp në Ohër, në kuadër të projektit për Shengenin Ballkanik, tha se me batutë se kjo nisëm nuk duhet të quhet “mini Shengen”, se nuk është ‘mini’, por është Wester Balkan Schengen.

“Kjo nuk është një “mini-Shengen”, kush e tha këtë fjalën mini. Duke qenë se jam 194 cm nuk jam ndierë ndonjëherë mini. Është Wester Balkan Schengen.

Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës të zhduket dhe kjo ka dakrodësinë e palëve të tjera, si të Serbisë.

Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës, dhe kjo ka dakordësinë e palëve të tjera, si të Serbisë. Kush flet për Shqipëri të Madhe, kush flet për heqje të kufijve të Kosovës, tani të heshtë. Kush flet për Jugosllavinë, mbase ka jetuar shumë gjatë në Jugosllavi.

Kush flet për Shqipëri të Madhe kur unë flas për heqje kufiri, do duhet që thjesht të heshtë. Së pesti, po produktet bujqësore të Shqipërisë pse duhet të kalben në kufirin me Maqedoninë, apo Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën apo siç kalben edhe në kufi me Kosovën”, –tha Rama. (TemA)