Pse SHBA i mbylli derën Kryemadhit dhe kryengritja e fundit e Ilir Metës

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar ndaj Ilir Metës, ku ka theksuar se presidenti do të pushohet nga detyra.

Avokati shprehet se Meta për të mbrojtur veten dhe pronat e tij të paligjshme, nuk mund të shpëtojë duke bërë kryengritje kundër partnershipit të Tiranës me Uashingtonin dhe kjo sipas tij është një mëndjelehtësi infantile.

Ai ka theksuar se“shkarkimi i Metës nga Parlamenti, është hapi i parë i madh i likuidimit ligjor të të gjithë kësaj klase dirigjente që, me një kòrrùpsion gjigand, ka shkàtërruar mirëqënien e shqiptarëve për të siguruar miliarda dollarë si pará individuale pushtetarësh”.

Reagimi i plotë:

Askush nuk po ia hap derën në Amerikë gruas së Ilir Metës. Kurse Meta, ende reziston për të dèmtuar Shqipërinë. Është i pushuar. Këtë nuk do që ta kuptojë, dhe mendon se mund të blejë politikën e lartë me paratë e tij të pista. Turp. Pamundësi absolute; por kujt t’i thuash! Mbasi të pushohet nga Parlamenti, Meta nuk ka më forcë juridike.

Ku kuptohet se shkarkimin i Metës është çështje ditësh? Rama i tha Metës para disa ditësh: unë nuk kam gjë në dorë, këtë çështje e drejton Uashingtoni dhe Brukseli. Atëherë? Meta do shkarkohet, se ka bërë shkelje shumë të rënda.

Vërtet mendon Meta se, për të mbrojtur veten dhe pronat e tij të paligjshme, mund të shpëtojë duke bërë kryengritje kundër partnershipit të Tiranës me Uashingtonin? Mëndjelehtësi infantile.

Procesi për të shkarkuar Metën ka mbetur në vend, sepse, siç duket, e ka bllokuar Rama. Po tani, nuk ka më gjasë të ndalojë. Këto ditë procedura duhet ta shkarkojë.

Të gjithë të trembur janë, por reforma do të shkojë deri në fund. Shqiptarët janë të mërzitur, sepse janë tradhètuar nga krerët e tyre, të cilët i kanë grabitur ligsht në 25 vjet rresht. Viti 1991, që mendohej se do t’u sillte shpëtimin, i zhyti ligsht shqiptarët në një skllavëri të re.

Kjo është e vërteta e kësaj kohe. Por, shkarkimi i Metës nga Parlamenti, është hapi i parë i madh i likuidimit ligjor të të gjithë kësaj klase dirigjente që, me një kòrrupsion gjigand, ka shkàtërruar mirëqënien e shqiptarëve për të siguruar miliarda dollarë si pará individuale pushtetarësh; mijëra hektarë tokë e truall, dhe qindra mijëra metër katrorë ndërtim mbi pronën e grabitur me falsifikime kòrruptive. Shqiptarët duhet të jenë të sigurt, se kundër kòrrupsionit shqiptar atyre iu është zotuar politika amerikanë. Të gjithë të kòrrùptuarit e lartë do të shpronësohen. Ilir Meta është i pari.