Politikani lëshon gazra në transmetim direkt, VIDEO bëhet virale

Politikanit amerikan, Eric Swalwell i ka ndodhur një incident aspak i zakontë, ndërsa ishte në transmetim live.

Ai po fliste drejtpërdrejte në lidhje me procedurat e fajësimit kundër Presidentit amerikan, Donald Trump, kur në sfond u dëgjua një zhurmë e ngjashme me çlirimin e gazrave.

Politikani mohoi të kishte ndodhur një gjë e tillë, duke ia atribuuar zhurmën një filxhani që sipas tij, u lëviz mbi tavolinë.

Po duket se një shpjegim i tillë nuk është pranuar nga njerëzit të cilët e kanë shpërndarë videon në rrjetet sociale, duke e shndërruar në një video virale.