Një natë me Noizy-n apo Capita T? Këngëtarja e martuar bën zgjedhjen e saj (FOTO)

Ajo identifikohet si këngëtarja e baladave dhe këngëve vajtuese. Është fjala për Fatlume Popovci, e cila së fundmi ka folur rreth jetës private dhe karrierës së saj.

Këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin “Mirage”, ku është vënë përballë disa zgjedhjeve mes këngëtarëve, se cilët ajo pëlqen më shumë.

Popovci e cila është e matuar prej 11-vitesh u pyet gjithashtu se me cilin këngëtar të njohur do të donte ta kalonte natën, me Capital T apo Noizy-n.

Duke qeshur, ylli i baladave vendosi që t’i refuzonte që të dy reperët. “Duhet të përgjigjem patjetër? Burrin tim”, u përgjigj Fatlume, duke mos zgjehdur asnjërin prej tyre që janë më të preferuarit e femrave në Shqipëri.