Moti i keq, çfarë do ndodhë me lundrimet në det? Trageti Durrës-Bari sot…

Situata e paqendrueshme meteorologjike, e cila vazhdon të jetë prezente në Gjirin e Durrësit, ka ndikuar edhe në veprimtarinë portuale.

Asnjë nga tragetet e linjës me brigjet italiane nuk është nisur nga Porti i Durrësit mbrëmjen e kaluar, ndërsa mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30 është nisur trageti Durrës-Bari.

Po ashtu edhe nga Porti i Barit nisja e tragetit të linjës është me vonesë dhe pritet të mbërrijë në Portin e Durrësit pas mesditës.

Forca e erës pritet të rritet dhe për pasojë është ndërprerë përkohësisht përpunimi i anijeve tregtare.

Mësohet se nuk është rregjistruar asnjë incident deri në këto momente.