Meta si Gruevski

Të shtunën zëdhënësi i Presidentit njoftoi se do të publikohej dhe një video, me fakte të pakundërshtueshme për opinionin vendas dhe botëror, që sipas tij është një bandë që ka tentuar t’i bëjë Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Se çfarë do të ketë kjo video, apo edhe disa video siç thonë disa burime nga Presidenca, ende nuk dihet. Emisioni Opinion ka trajtuar pikërisht këtë çështje, këtë të hënë.

Për deputetin socialist Alket Hyseni meraku i Presidentit është vetëm të godasë KED-në dhe kryetarin e saj.

“Ky është qëllimi, që të merremi më një gjë që nuk e dimë se a do të jetë, apo ca do ketë. Meraku i Presidentit është su lmi ndaj KED, sulmi dhe shantazhi ndaj KED-së. Është një stil, Gruevski që filloi të shpallë armiq të popullit ambasadorë”, tha Alket Hyseni.