Meta fut në ngërç krijimin e Kushtetueses, refuzon të zgjedhë anëtarin e dytë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka futur në ngërç krijimin e Gjykatës Kushtetuese, një nga kushtet e Berlinit për negociatat. E ndërsa zgjodhi anëtarin e parë, Besnik Muçi pak ditë më parë, kreu i shtetit nuk e ka ushtruar të drejtën për të zgjedhur anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese duke futur në ngërç procesin. Në datë 5 Nëntor, në kufijtë e afatit i ka dërguar një shkresë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, institucioni që ka renditur kandidatët për anëtarë. Procedura është ndërlikuar për shkak se kandidatët janë të njëjtët për të gjitha vakancat, ndërkohë që për Presidencën të gjitha vështirësitë kanë ardhur për shkak të procedurës që ka ndjekur KED dhe shumica në Kuvend, sipas saj në kundërshtim me ligjin.