Merr fund dilema, njihuni me trajnerin e ri të Bayern Munchen

Prej ditësh po aludohet rreth pasuesit të Nico Kovac në stolin e Bayern Munchen.

Emrat më të lakuar për të zëvendësuar trajnerin kroat janë Jose Mourinho, Massimiliano Allegri dhe Arsene Wenger. Ky i fundit pritet të jetë trajneri i ri i bavarezëve. Kështu raporton prestigjiozja gjermane “Bild”, që e bën thuajse të sigurt këtë lëvizje, e cila pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim. 70-vjeçari francez aktualisht është duke punuar në Katar, në kanalin TV beIN Sports, si ekspert i Ligës së Kampionëve.

“Me shumë mundësi, ai pati paraqitjen e tij të fundit atje. Wenger tani është më i preferuari në postin stërvitës tek Bayerni”, shruan “Bild”.

Pas takimit shumë të rëndësishëm të kësaj fundjave mes Bayernit dhe Borussias së Dortmundit, Wenger do të takohet me drejtuesit bavarezë për të ndarë pikëpamjet për mënyrën sesi duhet të funksionojë skuadra. Sipas të gjitha gjasave, trajner francez me shumë eksperiencë, do të firmosë me kampionët në fuqi të Bundesligës.