Kush ka këto shenja, urgjentisht te mjeku

Ndoshta jemi mësuar duke injoruar shumë sinjale që trupi na i dërgon kur është në një gjendje të keqe shëndetësore. Lodhja, rënia e flokëve, dhimbjet në pjesë të ndryshme të trupit janë shenjat që tregojnë se patjetër duhet të bëni një vizitë te mjeku.

Lodhja- Nëse e shihni se vazhdimisht po ndiheni të lodhur dhe të pafuqishëm për të vazhduar aktivitetet e ditës duhet të këshilloheni patjetër me një mjek. Nëse kjo gjendje shoqërohet me kollë apo me vështirësi në frymëmarrje mund të jetë një pneumoni.

Gjëndra- Ndonjëherë është normale që në trupin e dikujt të shfaqen gjëndra. Ama nëse këto të fundit shkaktojnë dhimbje dhe ndryshojnë masën e tyre duhet të shkoni patjetër të takoni një specialist.

Rënie flokësh- Mungesa e vitaminave dhe sëmundje të tjera shfaqin si simptomë rënien e flokëve. Nëse përballeni me këtë të fundit në një masë shqetësuese, pra me humbjen të më shumë se 50-60 fijeve të flokëve në ditë shkoni dhe takoni një mjek të specializuar.

Dhimbje barku- Dhimbjet e barkut mund të shkaktohen nga shumë faktorë, ama nëse këto dhimbje janë të përsëritura ju këshillojmë të shkoni dhe të takoni një mjek. Për t’i paraprirë ndonjë situate më të rënduar shëndetësore që mund të lidhet me ciklin menstrual, problemet me stomakun apo me organe të tjera në atë zonë.