Klaudia Pepa jep lajmin e bukur, ja ku do ta shohim së shpejti

Balerina e njohur Klaudia Pepa është një ndër figurat më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm. Ajo ka fituar dhe zemrën e publikut italian, pasi prej vitesh është larguar në Itali. Klaudia është mjaft e komentuar në media dhe të rejat nga ajo priten me interes goxha të madh.

Përmes një postimi të bërë në Instagram, Klaudia ka bërë të ditur se së shpejti do të jetë pjesë e një programi të ri televiziv. Balerina nuk ka zbuluar informacion të mëtejshëm por do ta zbulojë së shpejti për çfarë bëhet fjalë.

“Muaji nëntor është muaji i zjarrit për mua, së shpejti do ju tregoj se në cilin program televiziv do më shihni”, ka shkruar Klaudia krahas fotos së publikuar në profilin e saj të Instagramit. Ka mundësi që ajo të jetë pjesë e një produksioni italian, emrin e të cilit preferon ta mbajë sekret për momentin.