Kim Kardashian ia beson pamjen e saj vetëm shqiptarëve…

Kim Kardashian ia ka besuar pamjen e saj vetëm shqiptarëve.

Mario nuk është i vetmi që kujdeset për lookun e Kim, është edhe një shqiptare tjetër që kujdeset për lëkurën e saj.

Bëhet fjalë për Toska Husted, një estetiste dhe eksperte për kujdesin e lëkurës së fytyrës.

Toska ka lindur në Kosovë, por tashmë ka një qendër estetike në Amerikë dhe prej vitesh kujdeset për fytyrat e yjeve më të famshme të Hollywood, përfshirë këtu edhe superyllin Jennifer Aniston.

Toska ofron shërbime të veçanta estetike dhe kjo ka bërë që revistat më prestigjioze ta bëjnë pjesë të shkrimeve të tyre.

E tashmë edhe Kim Kardashian, madje bashkë me nënën e saj Kris Jenner, kanë zgjedhur që Toska të jetë ajo e cila do të përkujdeset për lëkurën e fytyrës së këtyre personazheve.

Toska është një tjetër shqiptare që ka arritur sukses në Amerikë dhe drejton “Toska European Center” në Karolinën e Veriut.