Grabitja e shekullit? Hajdutët ikin me 1 miliardë euro

Një vitrinë me stoli antike, me vlerë më shumë se 1 miliardë euro, është grabitur në një muze në Dresden të Gjermanisë.

Hetuesit gjermanë thonë se grabitësit e kishin kryer vjedhjen që në orët e para të mëngjesit.

Objektet e vjedhura, sipas “Bild”, kanë një vlerë prej gati 1 miliardë euro.

Hajdutët kanë fikur sistemin elektrik të muzeut, për të àsgjësuar àlarmet, dhe më pas janë futur nga një dritare.

Ata kanë hyrë vetëm te vitrina e argjenndarive dhe kanë marrë diamante të lashtë e gurë të çmuar që vlenin me qindra milionë euro. Më pas janë larguar në drejtim të paditur.