Faktet: Lulzim Basha, kryeopozitari me 69 apartamente nga Vlora në Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka një pasuri të jashtëzakonshme të akumuluar që nga ardhja e tij në pushtet në vitin 2005. Edhe pse para vitit 2005 Basha kishte punuar si përkthyes e Dj ashtu siç ai vetë ka deklaruar, sot në momentet që flasim vetëm apartamente banimi kryedemokrati zotëron plot 69 të tillë, pa llogaritur pasurite monetare apo materiale te tjera.

Siç paraqitet edhe nga tabela e mëposhtme Basha ka në pronësi, 1 apartament në Hollandë, Vlorë 62 (hoteli i vjehrrit i cili u shemb nga IKMT por qe vere ai e kishte legalizuar), Tiranë 1 apartament, Qerret 2, Gjiri i Lalzit 1 dhe gjithashtu edhe në Lundër Basha zotëron 2 vila qe jane bere publike nga media para pak ditesh.

Lulzim Basha i cili prej 2005-2011 mbajti postin e Ministrit dhe më pas për katër vjet si kryetar i Bashkisë Tiranë, mesa duket nuk i ka lene gje mangut dhe parate e Rruges se Kombit e kane gjetur vendin, pasi vetëm në vlerë apartamentesh ka një pasuri të jashtëzakonshme në 69 të tillë, ndërkohë për sa iu përket dy vilave të fundit në një kompleks luksoz ai ende nuk ka dhënë asnjë dokument ku te tregohet nëse vilat janë blerë apo marrë me qira nga dikush tjetër.

Fillimishti Basha u justifikua se u zhvendos me qera pas dëmeve që tërmeti shkaktoi në apartamentin e tij (nderkohe pallati nuk kishte asnje demtim) të mëparshëm pastaj gënjeu duke thënë se t të gjitha kontratat e qirasë janë publike kur asgjë e tillë nuk ekziston.

Lexo.al/