Erion Isai festoi ditëlindjen e 31-të, kryeministri Rama i bën dhuratën e veçantë (FOTO)

Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai, i cili që pas zgjedhjeve të qershorit i është përkushtuar politikës, mbrëmjen e djeshme ka festuar ditëlindjen.

Bashkëshortja e tij i kishte organizuar një festë surprizë, ku kishte ftuar të gjithë miqtë e tij më të mirë.

Mirëpo në këtë ditë speciale për Isain nuk mungoi një urim edhe nga kryeministri Edi Rama. Jo vetëm një urim, por edhe një shishe verë qëmban emrin e kryeministrit.

I emocionuar nga ky gjest, Erion Isai e ka ndarë dhuratën e kryeministrit edhe me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. /sot.al