Edhe pse ‘single’, këngëtarja shqiptare zbulon vendin ku dëshiron të martohet

Këngëtarja shqiptare, Eltina Minarolli, po shijon suksesin e dy bashkëpunimeve në stilin Afro-Beats. Këtë sukses ajo ka vendosur ta festojë në një udhëtim, drejt Balit.

E ftuar në ‘Rreze Dielli’, këngëtarja tregoi përshtypjet nga kjo eksperiencë dhe të gjithë ndjesitë që përjetoi në këtë udhëtim.

Ndër të tjera, ajo ka zbuluar se Bali është vendi ideal për t’u martuar, kur të gjejë dashurinë e jetës.

‘Një nga arsyet që vajta në Bali është ushqimi. Ushqimet që konsumojnë janë gati 99% bio. Mëngjesi atje nis me arrën e kokosit. Orizi ishte gjëja më e famshme. Niste mëngjesi me lutje në çdo vend që shkoje, kishin disa lloje mënyrash shumë të bukura për të bërë lutjet që dita e tyre të ecte mbarë. Janë shumë të lidur me natyrën dhe me shpirtëroren dhe kjo është një nga arsyet pse shkova. Të bënin ta doje jetën, në Shqipëri u përballa me negativitet kur u ktheva. Ato edhe pse ishin shumë të varfër, nuk e tregonin, ishin të lumtur. Kam qëndruar rreth 1 muaj, komplet ndryshe, shumë herë më lirë se në vendet evropiane. Kisha shkuar për qejfin tim, vajta me një miken time dhe me mamanë time, aty krijuam shumë shoqëri. Me flirte u përballa sa të duash. Shpirtërisht u lidha shumë më atë vend’, shprehet Eltina.