E paprecedentë në Tiranë/ Shoferi i urbanit me 80 pasagjerë ‘tapë’ në timon

Gjatë një kontrolli të befasishëm, policia rrugore ka evidentuar një rast të paprecendentë në Tiranë.

Një shofer me 80 pasagjerë, drejtonte urbanin në gjendje të dehur. Ai u pikas duke shkelur rregullat e qarkullimit, pasi kaloi semaforin me të kuqe në një nga kryqëzimet kryesore të Tiranës.

“Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga prioritetet e kontrollove policore për parandalimin e aksidenteve rrugore, ka ushtruar kontroll me përzgjedhje ndaj mjeteve të transportit publik qytetas dhe ndërqytetës në orare dhe vende të ndryshme, ku janë konstatuar shkelje aq sa flagrante dhe të rrèzikshme, siç ishte rasti i një autobusi që kishte më shumë se 80 pasagjerë, vazhdoi lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë, në një nga kryqëzimet kryesore të kryeqytetit si dhe rezultoi në gjendje të dehur në masën 0.69 mg/l, rrezik potencial që për nga kapaciteti mbartës i autobusit, mund të shkaktonte tragj edi në rrugë, nëse përfshihej në ngjarje rrugore”, thuhet në njoftimin e policisë.