‘Disa ditë në javë me Kejvinën, të tjerat me gruan dhe fëmijët në Krujë’…reagon për herë të parë modelja për ‘lidhjen’ me Redjan Rrajën

Kejvina Kthella, modelja e cila është në qendër të vëmendjes së mediave, ka reaguar për herë të parë pas lajmeve ku raportohej se ajo ishte e dashura e Redjan Rrajës, një nga të dyshuarit për ate ntatin ndaj prokurorit. Modelja e ka mohuar një gjë të tillë, madje një reagimin e saj ajo paralajmëroi se do të padisë të gjithë gazetarët, me pretendimin se kanë abu zuar me emrin e saj pasi ato që janë thënë deri më tani janë të pavërteta.

“Gazeflliqësira do përgjigjeni shumë shpejt për këto artikuj që keni përdorur në emrin tim. Por ab uzoni si kafshët”, shkruan modelja.

Megjithatë, ndonëse ajo e ka mohuar një gjë të tillë, burime të sigurta nga grupi hetimor bëjnë me dije se Kejvina kishte një raport dashurie me Redjan Rrajën. Ky i fundit ishte i martuar me fëmijë dhe disa ditë në javë qëndronte me familjen e tij në Krujë dhe ditët e tjera të javës bashkëjetonte me modelen bukuroshe.

Redjan Rraja është autori kryesor i dyshuar për ate ntatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, 8 ditë më parë. Ai është lënë në bu rg nga Gjykata e Kri meve të Rènda, e ndërsa në celularin e sekuestruar iu gjetën biseda të shumta me velinën Kejvina Kthella, duke bërë që kjo e fundit të merret në pyetje nga Prokuroria.