Çfarë ka ndodhur me Fifin? Pas rënies në peshë, bën ndryshimin në pamje

Prej kohësh ishim mësuar që Fifin ta shihnin me flokë të gjata deri tek beli me të cilat eksperimentonte shpesh duke i ndryshuar ngjyrën, mirëpo këngëtarja së fundmi ka marrë vendimin e papritur.

Në fotot e reja të publikuara në Instastory, Fifi shfaqet me flokë të shkurta deri tek supi duke iu bashkuar kështu trendit të ri.

Duhet thënë se këngëtares i shkon shumë ky model flokësh dhe ajo vetë duket e kënaqur.

Kujtojmë që Fifi së shpejti do publikojë një këngë të re që do vijë në bashkëpunim me Remzie Osmanin.