Basha shkon pranë banorëve të Astirit… 6 orë me vonesë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur në spitalin e Traumës në kryeqytet ku po viziton banorët e Astirit të lënduar gjatë tensioneve të krijuar mëngjesin e sotëm. Por ndonëse kishte premtuar se do të ishte pranë tyre, lideri demokrat ka munguar mëngjesin e sotëm krah banorëve të Astirit edhe pse ishte njoftuar se do niste aksioni për shembjen e banesave të tyre. Krah kryedemokratit janë parë edhe ish-deputetët e PD, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Jorida Tabaku.