Basha publikon fotot nga SHKODRA me të rinjtë si për fillim fushate, Rama ia kthen reston me foton e zgjedhjeve nga ELBASANI

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste duket se kanë nisur punën për të riorganizuar dhe ripërtërirë strukturat, për fuqizimin dhe zgjerimin e partisë.

Kreu i PD Lulzim Basha, ka nisur prej ditësh një tur në të gjitha qytetet e vendit për të takuar të rinjtë dhe të rejat demokrate për të vazhduar bashkë me ta “Rrugëtimin për Shqipërinë”, ndërkohë që publikisht prej tyre nuk është artikuluar asnjë datë për zgjedhje, qoftë për ato të 2021 apo dhe ato të parakohshme të kërkuara prej tyre.

Si kundërpërgjigje për takimin e Bashës në Shkodër dhe pjesëmarrjen e madhe të të rinjve dhe të rejave demokrate, kryeministri Rama ka publikuar një foto nga Elbasani, ku shihet salla e tejmbushur nga socialistët, të cilët kanë startuar nismën “Ti zgjedh”.

Foto nga takimi i Bashës në Shkodër:

Foto nga takimi i strukturave te PS në Elbasan: