Basha pas takimit me Metën: Gati propozimet për reformën zgjedhore, i prezantojmë muajin tjetër

Kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se në takimin me Ilir Metën u diskutuan dy cështje, ngërçi në Kushtetuese dhe reforma zgjedhore. Lideri demokrat u shpreh se opozita e bashkuar i ka gati propozimet për reformën zgjedhore, ndërsa do i prezantojë në fillim të muajit dhjetor. Më pas, tha Basha nëse do të vonohen zgjedhjet e parakohshme ‘do u bëj thirrje shqiptarëve për përballjen me qeverinë’. “E kemi thënë të ndërhyrjes flagrante të kryeministrit për emërimin e gjyqtarëve të Kushtetueses, qëllimi i vetëm i kësaj qeverie është kapja e institucioneve të drejtësisë dhe kësaj gjykate.

PD e ka konsideruar këtë një grusht kushtetues, edhe një provë më shumë se me këtë qeveri rrezikohet drejtësia e pavarur, mbetet një iluzion, e kemi parë në rastin e Tahirit, apo hetimeve të sabotuara për dosjet 339 dhe 184. PD-ja qëndrojnë për një reformë sipas kushtetutës, të vendosjes së saj sa më shpejt në funksion sipas Kushtetutës dhe jo anktheve dhe problemeve të qeverisë. Cështja e dytë që diskutuam edhe kriza politike. Është shtruar prej 2 muajsh nga ndërkombëtarët, kemi kërkuar dialog për reformën zgjedhore. Prej 4 muajsh Rama refuzoi dialogun dhe ndërmjetësimin ndërkombëtare të ofruar në katër raste nga institucionet ndërkombëtare.

Opozita as nuk ka kërkuar dhe as nuk kërkon apo mbështet shtyrjen e reformës zgjedhore. Javën e ardhshme do të konkretizojmë dokumentin strategjik me amendamentet për ndërhyrjet në këto ligje, propozimin e plotë për reformën zgjedhore. Nga ana tjetër kemi pasur sabotim të reformës zgjedhore. Propozimet do të jenë gati jo më vonë se fillimi i dhjetorit. Nuk ka alibi për të vonuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe vendore në një ditë. Do të marrim të gjitha hapat duke u bërë thirrje edhe shqiptarëve për zgjidhjen e kësaj krize për të marrë të gjithë së bashku hapat nëse përballet me një qeveri autokrate” deklaroi Lulzim Basha pas takimit me ministren e Jashtme suedeze.