“Banorët e dy fshatrave nuk do të kacavirren më për të kaluar lumin”, Olta Xhaçka jep lajmin e mirë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka njoftuar se Xhenierët e Forcave të Armàtosura kanë nisur punën për ndërtimin e një ure 33 m të gjatë te Rrethi i Bardhë.

Ministrja thotë se ura do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e banorëve dhe nxënësve të këtyre 2 fshatrave për në qendrën shëndetësore, shkollën e mesme dhe rrugën nacionale.

Ura do të mbarojë brenda 10 ditësh, ndërsa ministrja shton se banorëve të fshatrave Spatharë dhe Dardhë në Librazhd nuk do u duhet të kacavirren për të kaluar lumin Shkumbin.