Avokati i ‘Rrumit’ sms gazetarit në emision, çfarë i shkruan për ‘të fortin’ e Shijakut

Pas ate ntatit të bujshëm të 1 nëntorit, ku prokurori i Durrësit Arjan Ndoji së bashku me ‘të fortin e Shijakut’ Landi Muharremi dhe shoferin Andi Maloku u qëlluan me kalla shnikov në mbikalimin e Shkozetit, është bërë temë diskutimi në të gjithë mediat.

Gjatë emisionit ‘Real Story’, ku po diskutohej mbi detajet për aten tatin ndaj prokurorit Ndoji, gazetarit Sokol Balla i ka ardhur një ‘sms’, nga avokati i Landi Muharremit, i njohur ndryshe me pseudonimin ‘Rrumi’.

Në momentin kur analisti Arjan Vasjari tha në studio se në makinë udhëtonin së bashku shteti, kri mi dhe populli, duke nënkuptuar me ‘shtet’ prokurorin Ndoji, me ‘kr im’ Pëllumb Muharremin alias Aleksandër Lahon dhe me ‘popull’ Andi Malokun, teksa e pësoi pikërisht ky i fundit, i cili ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra mbrëmjen e sotme te Spitali i Traumës, ka ndërhyrë avokati i ‘Rrumit’ të Shijakut, Detar Hysi.

Hysi i ka dërguar një mesazh drejtuesit të emisionit, gazetarit Balla, duke i thënë se ‘Gjendja gjyqësore e tij është e pastër dhe shtetasi që ai mbron ka marrë pafajësinë’.