Alvin Berisha kthehet më në fund në shtëpi, Eni Çobani komplimenton Ramen dhe qeverinë : Bravo, e bindur që ka shtet (FOTO)

Avokatja e njohur dhe drejtuesja e programit ‘’Shihemi në gjyq’’ Eni Çobani përgëzoi kryeministrin Edi Rama për përfshirjen e vendit tonë në operacionin e shpëtimit të djaloshit Alvin Berisha nga kampi famëkeq i Al-Holit në Siri.

Në lajmin e dhënë nga Rama për shpëtimin e 11-vjeçarit shqiptar dhe transferimit të tij në Liban, Çobani vlerësoi vullnetin politik për t’i shërbyer qytetarit. Çobani shprehet se beson se shteti mund të funksionojë.

‘’Bravo! Ky është vullneti kur politika i shërben qytetarit me devocion dhe profesionalizëm. E lumtur për Alvinin, por e bindur që ka shtet’’, shkruan në profilin e kryeministrit Rama.