Albin Kurti përgjysmon qeverinë, nga 21 ministri, do të ketë vetëm 12 të tilla

Pas shpalljes së rezultatit final të zgjedhjeve në Kosovë, Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të krijojnë shumë shpejt qeverinë.

Nënkryetari I Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, thotë për mediat në Kosovë, se nga 21 ministri që ekzistojnë aktualisht, numri I tyre mund të shkojë vetëm në 12 të tilla.

Shumë prej tyre do të bashkohen, dhe mund të ketë edhe një superministri. Bëhet fjalë për Ministrinë e Zhvillimit ekonomik, së cilës pritet ti bashkohet edhe ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Tek ministria e Arsimit pritet të kalojë edhe ministria e Inovacionit.

“Deri tani, janë dy versione të formatit të qeverisë, thotë Bislimi për mediat. Por ato nuk kanë shumë ndryshime nga njëra tjetra. Detajet do të përfundojnë shumë shpejt”.

Pas zgjedhjeve, Vetëvendosje mori mazhorancën në Kuvend me 32 deputetë, LDK pasoi me 29 deputetë. Surprizë ishte edhe Lista Serbe që arriti të marrë 10 deputetë në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.