70-vjetori i teatrit ‘Migjeni’/ Përlotet Tinka Kurti, ja fjalët prekëse të aktores

Mbrëmjen e sotme është duke u zhvilluar në teatrin ‘Migjeni’ një ceremoni për 70-vjetorin e këtij të fundit.

Pjesëmarrës kanë qenë shumë figura të njohura të skenës shqiptare.

Mes tyre e ka marrë fjalën aktorja e nderuar Tinka Kurti, e cila ka kujtuar kolegët e saj që nuk jetojnë më.

Mes lotëve dhe emocioneve, ajo ka përmendur Vitore Ujka, Antoneta Fishta, Paulin Lacaj dhe shumë të tjerë.

‘I drejtoj sytë nga salla dhe falënderoj gjithë pjesëmarrësit. Ndoshta do të çuditeni çfarë do të them. Edhe i shoh moshat e tyre dhe jam unë e vetmja që jetoj me krijimin e teatrit.

Nuk mund të harroj Paulin Lacaj, nuk mund të harrohet Vitore Ujka, Antoneta Fishta. Pak ishim.

Ne e provuam të ishim aktorë sepse vetëm 8 u aprovuam, 8 asat. Mes tyre isha dhe unë, por e fundit, jo e para.

Kam pasur fatin të punoj me ata artistë, ata me kanë ushqyer me gji artin, ata më kanë dhënë dorën që mund të ecet në jetë, që të mos jem kurrë prapa.

Sepse kam jetuar në teatër si gjysmë profesioniste për 5 vjet. I thosha vetes unë jam me këta dhe duhet të matem mirë.

Pas 5 vitesh diçka ndodhi, ishte një moment shumë interesant dhe ndenjta në teatër. Kam qenë shumë e lumtur që kam punuar në këtë teatër dhe me këta aktor. Erdhën prapa gjithë ata aktorë të mëdhenj të mirë. Por unë kujtoj ata të vjetrit që mua më kanë ushqyer aq mirë’, u shpreh Tinka Kurti.