5 truke që të ndiheni të ngopura dhe të humbisni në peshë

Nëse jeni duke ndjekur një dietë apo mbani një dietë të shëndetshme, këtu janë 5 truke se si të ndiheni të ngopura.

Proteina në mëngjes. Kjo është konfirmuar nga një studim i vitit 2014, sipas të cilit këshillohet ta nisni ditën me ushqime të larta proteinike. Në këtë mënyrë ju mund të zvogëloni ndjenjën e urisë gjatë ditës. Përfshirë kosin dhe qumështin e skremuar.

Vezë. Një nga elementet për t’u ndjerë të ngopura janë vezët që, kur konsumohen në mëngjes, ndihmojnë për të zvogëluar ndjenjën e urisë gjatë ditës.

Uji. Një nga rekomandimet më të mira është të pini të paktën dy gota ujë përpara se të hani dhe të pini një gotë me ujë në mes të një ushqimi dhe një tjetri. Uji, në fakt, ju lejon të ndiheni të ngopur, pa shtuar peshë në afat të gjatë.

Bajamet. Nëse hani bajame gjatë ditës, kjo ju ndihmon që të keni edhe më shumë energji për të shfrytëzuar. Pasi bajamet përmbajnë vitaminë E.

Bishtajoret. Bizelet, fasulet ose thjerrëzat. Nëse dëshironi të ndiheni të ngopura është e rëndësishme për të konsumuar bishtajore. Këto të fundit përmbajnë nivele të larta të proteinave dhe shumë pak yndyrna të dëmshme. Përveç kësaj, bishtajoret janë një burim i mirë i hekurit.