4 maska fantastike për ju!

Maskë hidratuese: Tërshërë + qumësht + mjaltë + ujë- Kombinoni përbërësit në një tigan të vogël. Gatuaji me nxehtësi mesatare për 5 minuta. Lëre të ftohet, aplikoje në lëkurë dhe shpëlaje pas 15 minutash. Kjo maskë pastron fytyrën nga puçrrat dhe hidraton lëkurën.

Maskë për pastrimin e poreve: Qumësht, xhelatinë pa shije, mjaltë, vaj tea tree- Kjo maskë të njëtrajtëson ngjyrën e lëkurës dhe e pastron nga puçrrat. Thjesht sigurohuni të testoni kanellën para përdorimit pasi mund të irritojë lëkurën. Mjalti do të zbusë lëkurën, kanella parandalon aknet, ndërsa arra e moskatit e bluar mund të shërbejë si scrub.

Maskë pastruese: Banane, vaj ulliri ose bajameje, e verdha e vezës- Kjo do t’ju pastrojë lëkurën nga qelizat e vdekura, do të tërheqë lëkurën për një afat të shkurtër dhe vaji do të zbusë lëkurën.

Maskë kundër rrudhave: limon, e bardhë veze, mjaltë- Limoni njëtrajtëson ngjyrën e lëkurës, pastron njollat e zeza, ndërsa e bardha e vezës mbyll poret, megjithëse për një periudhë të shkurtër.