Zgjedhje të parakohshme pas miratimit të reformës zgjedhore? Rama tregon datën

Zgjedhjet parlamentare do të zhvillon në qershor të vitit të 2021 dhe jo më parë. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në Repolitix duke mohuar zërat që mund të bëhen pas miratimit të reformës zgjedhore.

“Zgjedhjet do të bëhen në vitin 2021 përsa i takon PS-së, deri atëherë mund të ndodhin shumë gjëra, por për aq sa dimë sot, zgjedhjet do të bëhen në qershor të vitit 2021” tha ai.

Po me Shkodrën cfarë do të ndodhë? “Patjetër që një ditë do të ketë zgjedhje, por është një cështje që duhet ta zgjidhin institucionet dhe nuk është një cështje që duhet të zgjidhë kryesia e PS-së.

Ne jemi shumë të interesuar, por duhet ta zgjidhin institucionet, Presidenti, KQZ, që merren me procesin zgjedhor, mbase gjykata, por jo kryesia e PS-së” tha ai. Presionin e kryetarit të PD-së për bankat që të mos japin kredi për rrugët me PPP, Rama e cilësoi si “Kjo quhet manovër në xunkth. Kështu quhet kjo”.