Sheqeri, doza ditore që nuk duhet tejkaluar


Meqë duket se sheqeri është përgjegjës për disa sëmundje, është më mirë të dini më shumë rreth tij.Studimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), të Agjencisë Ndërkombëtare për Hulumtimin e Kancerit (Airc) dhe “rishikimet” më të fundit në revistat më prestigjioze shkencore, kanë vërtetuar se konsumimi i tepruar është shkaku i një serie të gjatë problemesh. Por, kur është “e tepruar”?

Pas studimeve të shumta që janë rreth kësaj teme, ja një përmbledhje. Kur është fjala për karies, e dimë që nga fëmijëria. 80% e parandalimit do të bëhej duke ngrënë më pak ëmbëlsira dhe karamele. Pjesa tjetër lidhet me higjienën e duhur orale.

Cila është doza e përditshme që nuk duhet tejkaluar?

Sipas OBSH-së, nëse doni të jeni “të blinduar”, doza e duhur është 25 g në ditë, ose 5 lugë çaji, për të rriturit dhe për fëmijët. Këtu përfshihet sheqeri i zakonshëm i tryezës, ai që u shtohet ushqimeve, snacks dhe pijeve, por edhe mjaltë, shurup, lëngje frutash dhe marmelata. Por, si mund të numërohen “lugët e çajit”, duke pasur parasysh se sheqeri është i fshehur edhe në salcat e domates? Ai “zbulohet” në etiketat nën titullin ‘karbohidratet, prej të cilave sheqerna’ ose “përbërës”, ku thuhet: sukroza, sheqer kafe, sheqer i përmbysur, shurup glukozë, fruktoza, maltozë, niseshte, dekstrin. Për shembull, në një fetë të tortës margherita ka 34 g, në një pije të konservuar 35 g.