Rama jep lajmin e veçantë për Liqenin e Ohrit: Për herë të parë në histori…

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të bukur për Liqenin e Ohrit, i cili është një trashëgimi botërore e shpallur dhe mbrojtur nga UNESCO.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Rama njofton se për herë të parë në historinë e tij, ky liqen u pasurua me mbi 1.5 milionë rasate të koranit.

Sipas Ramës, me kontribut të qeverisë shqiptare, nën drejtimin e Bled Çuçit, procesi do të vijojë gjatë gjithë muajit tetor.

Statusi i plotë:

TANIMË TRASHËGIMI BOTËRORE e shpallur dhe mbrojtur nga UNESCO, Liqeni i Ohrit për herë të parë në historinë e tij, u pasurua me mbi 1.5 milionë rasate të koranit

Prodhimi i rasatit u bë në qendrën moderne të Linit, me kontribut të qeverisë shqiptare, nën drejtimin e Bled Çuçit

Procesi do të vijojë gjatë gjithë muajit tetor, ndërkohë që një program investimesh buzë liqenit, do të hyjë në fazën e realizimit