Rama e thotë hapur: Burrat nuk bëjnë asgjë, po deshe të punosh zgjidh gratë

Kryeministri Edi Rama foli për raportin e Entitetit të Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizim të Grave, e cila e rendiste Shqipërinë të pestën për ekuilibrin më të lartë gjinor në botë.

Në Forumin dytë Rajonal me temë “Fund dhu.nës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi: Zbatojmë Normat, Ndryshojmë Mendësitë”, Rama tha se 50% e këshillave bashkiakë janë të përbërë nga gratë.

Kreu i qeverisë theksoi se nëse do të punosh duhet të punësosh gra, pasi sipas tij burrat nuk punojnë por gjejnë justifikime.

“Nga përvoja ime mund të them se nëse doni të flisni pa bërë asgjë mjafton të keni burra, por nëse doni të punoni zgjidhni gratë, burrat gjithmojnë pohojnë thonë po por nuk e bëjnë dhe kur i pyet pse nuk e bëre ato fillojnë gjejnë justifikimet. Kur i thua një gruaje për dicka ajo thotë jo kur nuk është e duhura për ta bërë, por kur thonë po ato thjesht e bëjnë punën”, deklaroi kryeministri.