Miley Cyrus përfundon në spital dhe gjejeni pak kush i shkoi pranë me lule dhe një kitarë!

Miley Cyrus është shtruar në spital, pas problemeve me fytin, por nuk është vetëm! Shoku i saj i ngushtë Cody Simpson po kujdeset që ajo të jetë në gjendje të mirë shpirtërore. Cyrus e kaloi të martën pranë Simpson, e shtrirë në shtrat duke dëgjuar serenatën që ai kishte krijuar enkas për të. Videoja e publikuar ishte pa zë, pasi ishte një këngë e veçantë që ai shkroi vetëm për të dhe Miley tha se po përpiqet që ta bindë ta publikojë.

Muzikanti australian solli edhe trëndafila për shoqen e tij, pas thashethemeve se mes tyre ka më shumë se shoqëri. Kohët e fundit Miley filloi të takojë Simpson pas divorcit të saj me Liam Hemsworth dhe ndarjes me Kaitlynn Carter. Ndaj marrëdhënia e Cody-t dhe Miley-t erdhi pak si e befasishme, jo vetëm sepse Miley u nda nga bashkëshorti i saj Liam disa muaj më parë, por edhe sepse lidhja e saj me Kaitlynn përfundoi vetëm dy javë më parë.

Ndërkohë, TMZ raporton se “Kaitlynn ka shprehur shqetësim për sjelljen e Miley-t ndaj miqve të saj dhe shqetësohet për mirëqenien e saj”.