Lemonadë me mjaltë për shërimin e dhimbjeve të fytit, ja si ta bëni

Kjo limonadë xhenxhefili me mjaltë është e mbushur me mikro-ushqyes, veti antibakteriale, vitamina dhe mineralet që do të ndihmojnë në përforcimin e sistemit tuaj imunitar.Xhenxhefili është një erëz e shkëlqyer për përditshmërinë, gjithmonë e më shumë të përfshirë në dietën tonë për të promovuar mirëqenien e organizmit.

Kjo lloj erëze, në përzierje me mjaltën do të ndihmojë në shërimin e dhimbjeve të fytit dhe lehtësimin e gripit në mënyrë natyrale.

Përpara se të njoftoheni me mënyrën se si ta përgatisni, duhet të dini se i gjithë ky miksim do të krijojë lëng mjaft shumë, sa që do iu mundësohet të ruani disa rezerva.

Rekomandohet që rezervat të ruhen në frigorifer dhe të konsumohet përgjatë ditës. Kjo pije gjithashtu mund të ndihmojë në nxitjen e sistemin imunitar.

Përbërësit:10 rrënjë minte të freskët-5 kuba akulli në gotë-3 gota ujë
1 e ½-ës filxhan lëng limoni të freskët-½ e filxhanit mjaltë të papërpunuar
¼/½ e filxhanit me feta të freskëta të xhenxhefilit

Udhëzimet:Kombinojini të gjithë përbërësit përveç akullit dhe lloçkisni deri sa të kombinohen mirë. Përdorni një vegël të nxehtë për të shtypur xhenxhefilin dhe për të liruar aromën. Shto akull dhe llokoçisni. Ruajeni në frigorifer.