LAJM I FUNDIT/ Ekzekutohet një person në Shkodër (EMRI)

Një person ka mbetur i vde.kur pasi është vr.arë me ar.më zjarri në zonën e thellë të Shoshit në qarkun e Shkodrës, në Malësinë e Dukagjinit. Vikt.imë mbeti Lazer Arraj, i cili njihej si Pjetrushi.

Nga raportimet e para vik.tima ka marrë dy plagë me ar.më zjarri dhe ka humbur jetën.

Policia e njoftuar për ngjarjen e rëndë është nisur drejt zonës, ndërsa në një njoftim paraprak të bluve të Shkodrës thuhet se rreth orës 12:00 në fshatin Shosh është vr.arë me ar.më, 55-vjeçari Lazer Arraj banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër. Për të shkuar në zonën e Shoshit, në malësinë e Dukagjinit, duhen të paktën 2 orë nga Shkodra.

“Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit”, – thuhet në njoftimin paraprak të policisë.