Këto gjëra femrat i bëjnë më mirë se sa meshkujt

Nga një studim i bërë së fundmi ka rezultuar se ka gjëra të cilat femrat i bëjnë më mirë se meshkujt:

– Janë më të mira në mësime
Studimi i bërë në universitetet Georgia dhe Columbia ka zbuluar që femrat kanë aftësi më të mira ndaj mësimit

– Janë më të mençura
Sipas studimeve të testeve të inteligjencës në tërë botën, femrat kanë koeficientin më të lartë të inteligjencës sesa meshkujt.

– Kujesen më shumë për higjienën
Shkencëtarët thonë se meshkujt kujdesen më pak për higjienën.

– Janë më të mira në intervistat e punës
Hulumtimet e bëra kanë zbuluar që femrat e kontrollojnë më mirë stresin gjatë intervistave të punës.

– Gjatë kalimit të kohës bëhen më të bukura
Femrat gjatë kohës bëhen më të bukura, ndërkaq meshkujt mbeten të njëjtë.

– Diplomohen më shpejt
Meshkujt studiojnë mesatarisht pesë vjet.

– Hanë ushqim më të shëndetshëm
Ndërkohë që meshkujve u pëlqejnë picat dhe mishi i kuq, femrat konsumojnë fruta dhe perime.

– Kanë më shumë imunitet
Studimet kanë treguar që estrogjeni u jep përparësi femrave në luftën kundër baktereve dhe infeksioneve.

– Jetojnë më gjatë
Parimisht, femrat jetojnë 5-10 vjet më shumë se meshkujt.

– Janë menaxhere më të mira
Shumica e ekspertëve janë të bindur që femrat janë shefe më të mira për shkak se dëgjojnë më mirë, janë mentore më të mira, i zgjidhin më mirë problemet

– Investojnë me mençuri
Femrat janë më të kujdesshme me rastin e marrjes së vendimeve mbi investimet dhe mendojnë në afat të gjatë.