Katër përdorimet e mentes që nuk i dinit, efektet çudibërëse

Ajo është një bimë mjaft e mirë medicinale. Këto janë 4 mënyrat që mund t’a përdorni.

Nenenxhiku ose mentja është një erëzë që përdoret gjerësisht dhe ka disa veti që ndoshta nuk i dinit. Veç përdorimit në çamçakëzë, kjo erëzë ka një sërë përdorimesh çudibërëse. Egjiptianët e lashtë e përdornin për të ndihmuar problemet në sistemin tretës dhe më pas u përhape dhe në Europë.

Ajo është një bimë mjaft e mirë medicinale. Këto janë 4 mënyrat që mund t’a përdorni

1. Ndihmon në qetësimin e zorrëve të irrituara. Qendra mjekësore e Universiteti të Maryland-it ka treguar se funksioni i saj mund të përfitohet edhe nëpërmejt karameleve mente, por edhe kapsulave. Gjithashtu ndihmon dhe në qetësimin e urthit.

2. Shërben për të qetësuar dhimbjen e kokës madje dhe më shpejt se ilaçet e zakonshmë. Dy karamele mente mund të bëjnë mrekulli me dhimbjen e kokës.

3. Ndihmon në rritjen e flokëve.. Mund të hidhni në flokët tuaj vajra esenciale që kanë përberje menteje për të patur rezultatet që dëshironi.

4. Hap rrugët e frymëmarjes.Nëse vuani nga ndonjë grip apo alergji, mentja është gjetja më e mirë.

Burimi:RemedyDaily.com