“Kam qenë 28 kile, rrija gjithë ditën e mbyllur në shtëpi”/ Kjo është historia e mamasë ‘fanatike’ që nuk i ndahet asnjë moment vajzës së saj: Më ka shoqe vetëm mua!

Mosmarrëveshjet dhe konfliktet mes prindërve dhe fëmijëve sa vinë edhe shtohen. Një temë e tillë delikate është sjellë në rubrikën “Ka një mesazh për ty” me personazh një vajzë të quajtur Griselda.

Griselda ka një problem me nënën. Ajo gjithë kohës e kontrollon dhe monitoron dhe nuk e lejon të dalë me shoqet. Për këtë arsye, ajo e ka ftuar në studio dhe ka një kërkesë të veçantë për të.

Griselda: Para pak kohësh, unë kam pasur probleme me shëndetin, me oreksin.

Ardit Gjebrea: Nuk kishe oreks?

Griselda: Jo!

Ardit Gjebrea: Pse?

Griselda: Nga problemet në familje. Jam tip shumë i mbyllur.

Ardit Gjebrea: Sa kile ke qenë?

Griselda: Kam qenë 28 kile.

Ardit Gjebrea: Sa….

Griselda: 28!

Ardit Gjebrea: Ëoë!

Griselda: Tani jam 56!

Ardit Gjebrea: Po pse nuk haje?

Griselda: Unë jam tip që gjendjen që kemi ne në familje, jam shumë tip i mbyllur.

Ardit Gjebrea: Ke pasur ndonjë gjë specifike me mamin apo probleme në familje me të tjerët dhe ti e vuaje?

Griselda: Probleme me të tjerët, por edhe me mamin më shumë. Në 9-vjeçare kur kam qenë, mami nuk më linte të dilja me shoqërinë, me shok.

Ardit Gjebrea: 15 vjeç, le të themi.

Griselda: Po!

Ardit Gjebrea: Ku doje të shkoje ti?

Griselda: Të dilja me shoqërinë, me shoqet, me shokët, për kafe..

Ardit Gjebrea: Kafe.. 15 vjeç? Një minutë se po më duket vetja si mami yt… Është normale 15 vjeç?? Jo- thotë publiku…

Griselda: Ose në ndonjë vend…

Ardit Gjebrea: Po shoqet e tua dilnin 15 vjeç për kafe?

Griselda: Po dilnin.

Ardit Gjebrea: O jam unë mbrapa botës dhe nuk di se ç’bëhet! Ok.. Pra mami nuk të linte të dilje me shoqet.

Griselda: Po!

Ardit Gjebrea: Ndoshta jo për kafe por në shtëpitë e tyre të shkoje të linte?

Griselda: Kam shkuar vetëm një herë tek shtëpia e shoqes time dhe atë ditë që kam shkuar më ka marrë shumë herë në telefon.

Ardit Gjebrea: Mirë! Është normale.

Griselda: E vuaja këtë pjesë. Kur shkoja në shtëpi, e mbyllja derën me çelës dhe qaja. Edhe gati ditë për ditë kemi me mamin këtë lloj konflikti, që i them pse nuk më le të dal..

Ardit Gjebrea: Kjo ka ndodhur vetëm kur ke qenë në klasë të 9 apo vazhdon akoma edhe sot e kësaj dite?

Griselda: Jo, vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Ardit Gjebrea: Pra dhe tani që ti je bërë 17 vjeç, ti nuk del me shoqet?

Griselda: Jo, nuk dal.

Ardit Gjebrea: Fare, fare?

Griselda: Fare, fare. I takoj vetën në klasë.

Ardit Gjebrea: Po çfarë të thotë mami kur ti ankohesh?

Griselda: Thotë që ka ardhur kohë e keqe. Nuk e njeh shoqërinë..

Ardit Gjebrea: Më trego pak një ditë tënde të zakonshme, cila është?

Griselda: Ngrihem në mëngjes për në shkollë.

Ardit Gjebrea: Shkon vetë?

Griselda: Jo, me mamin. Më përcjell mami në shkollë. Mbaron mësimi, kur dal nga mësimi prapë e gjej mamin aty. Dhe nisemi të dyja domethënë për në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Pastaj mbasditen mbyllur në shtëpi?

Griselda: Po, gjithë ditën mbyllur, nuk dal.

Ardit Gjebrea fton në studio mamin e Griseldës ku i kanë përgatitur një “surprizë”. Zonja Dallëndyshe shikon vajzën e saj teksa pi kafe me dy vajza të tjera.

Ardit Gjebrea: Po pinë kafe. Janë në qejfin e tyre..

Dallëndyshe: Jooo!

Ardit Gjebrea: Si jo ? Po është me shoqet.

Dallëndyshe: Do jetë këtu brenda, se nuk pi goca ime kafe nëpër lokale.

Ardit Gjebrea: Duke parë ti këtë pamje, çfarë mendon, nuk të pëlqen? Që është me dy shoqe po pi kafe.

Dallëndyshe: Këtu në studion tuaj më pëlqen, por në lokalet e tjera jo.

Ardit Gjebrea: Tani t’ja ndërpresim kafen apo ta lëmë të pijë kafe?

Dallëndyshe: (Qesh) Ajo s’pi kafe, s’ka pirë asnjëherë kafe.