Jep dorëheqjen pas 6 muajsh në detyrë sekretari i Sigurisë së Atdheut Kevin McAleenan

Ushtruesi i detyrës së sekretarit të Departamentit për Siguri të Atdheut në Shtetet e Bashkuara, Kevin McAleenan, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë e rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë vetëm gjashtë muaj pas qëndrimit në detyrë.

Përmes një postimi në Twitter, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se sekretari McAleenan deshi të kalojë më shumë kohë me familjen e tij. Ai tha se javën e ardhshme do ta caktojë zëvendësuesin e zyrtarit që dha dorëheqje, shkruan “BBC”.

McAleenan, 48 vjeç, është personi i katërt që ka shërbyer si kryetar i Sigurisë së Atdheut gjatë mandatit të presidentit Trump.

Ai i ka mbikëqyrur dhe udhëhequr politikat e rrepta të presidentit për ndalimin e imigrantëve përgjatë kufirit me Meksikën.

Megjithatë, analistët besojnë se ky sekretar nuk ka pasur marrëdhënie të qëndrueshme me presidentit dhe e ka kritikuar tonin e debatit për imigrantët.

Duke njoftuar për dorëheqjen e sekretarit, presidenti Trump tha se McAleenan e ka bërë një punë të mrekullueshme. “Urime për punën e mrekullueshme, Kevin. Javën tjetër do të njoftoj për sekretarin e ri. Shumë kandidatë të shkëlqyeshëm”, shkroi presidenti.

Image result for Trump announces via Twitter that acting Homeland Security Secretary Kevin McAleenan is stepping down after six months ‘to spend more time with his family’

McAleenan ishte zgjedhur në këtë pozitë në prill të këtij viti, pas dorëheqjes së Kirstjen Nielsen, e cila ishte kritikuar nga presidenti se nuk është mjaftueshëm e rreptë ndaj kontrollimit të imigrimit.