I vëllai humbi jetën në aksident/ Mesazhi prekës i Gjylametit: Me thërrmove zemrën në 1000 pjesë o Tonçe! Zot a s’more mjaftueshëm nga unë

Humbja e madhe e vëllait të saj, Elton Maçolli, ia ka bërë të pamundur që të shkruajë më shumë rreshta për njeriun e saj të shtrenjtë, e megjithatë një mesazh të ndjerë nuk ia ka kursyer, edhe pse ai nuk mund ta shohë. Në mesazhin e saj të parë dhe të fundit, deputetja e PS-së Blerina Gjylameti i jep lamtumirën e fundit vëllait, edhe pse e “zemëruar” me Zotin sepse brenda një harku kohor shumë të shkurtër i ka marrë nga kjo botë dy persona shumë të rëndësishëm, në fillim motrën e cila vuante nga një sëmundje e rëndë dhe më pas vëllanë në një aksident rrugor.

“Me thërmove zemrën në 1000 pjesë o Tonçe. Thonë që zoti zgjedh më të mirët , por a nuk kishte marrë mjaftueshëm tek unë”, shkruan ajo.