FOTO/ Ariu sulmon një burrë në malin e Gjallicës në Kukës.

Një bari në Kukës është sulmuar nga një ari duke u plagosur rëndë.

Ekrem Onuzi ka marrë plagë në kokë, në shpatull dhe në këmbë.

“News 24” bën me dije se ai ishte duke kullotur bagëtitë në malin e Gjallicës kur është sulmuar nga kafsha e egër.