Breshkat e ujit, të rrezikuara në Detin Mesdhe

Breshkat e ujit janë në rrezik vdekjeje që nga lindja; vetëm pak sekonda pasi del nga veza, një i sapolindur duhet ti shpëtojë predatorëve dhe të arrijë në det e më pas të notojë pa u ndalur për të paktën 24 orë për të gjetur ushqim.

Por tani, ndryshimi i klimës, shfrytëzimi i deteve për nxjerrje nafte dhe të tjera pengesa, po kërcënojnë në shkallë akoma më të madhe mbijetesën e tyre. Një organizatë jo qeveritare, po punon për të ndihmuar këto breshka në Mesdhe.

“Këtë vit, në gjirin Kiparissia, kemi regjistruar më shumë se 2500 fole ku ishin vendosur vezët e breshkave të detit. Kjo do të thotë se kjo zonë, edhe për një vit tjetër, mban numrin më të madh të foleve në të gjithë Mesdheun”, është shprehur një qytetar.

Aktivistët thonë se që nga viti 1994 e deri më tani, kanë trajtuar rreth 1100 breshka deti të lënduara. Sipas tyre, 56 për qind e këtyre breshkave janë lënë të lira dhe janë kthyer në ambientin e tyre natyral.