Brenda vilës 2 milionë dollarëshe të Bebe Rexhës (FOTO)

Këngëtarja shqiptar Bebe Rexha ka një vilë madhështore prej 2 milionë dollarësh në Hollywood Hills.

30-vjeçarja e bleu shtëpinë në vitin 2018, e cila ka një ndërthurje të stilit francez dhe italian.

Nga pishina luksoze e deri tek pamja piktoreske e kodrës, oborri me muret e lartë ndihmon në mbrojtjen e intimitetit të artistes.

Beben e karakterizon mikpritja, një ndër shenjat dalluese të sjelljes shqiptare, pasi ajo që bie në sy është se në shtëpinë e saj ka dy dhoma gjumi për miqtë.