Basha ndryshon kurs, protestat do i organizojë Xhelali

Partia Demokratike duket se po planifikon zhvillimin e protestave masive në të gjithë vendin.

Krydemokrati Lulzim Basha, duket se oganizimin e tyre ja ka besuar ish kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu.

Ky i fundit ka shpërndarë një fotografi ku duket harta e Shqipërisë dhe në çdo qytet ka mesazhin “Rama ik”.

Mziu thotë se të gjithë shqiptarët duan largimin e Ramës.

“Të gjithë shqiptarët RAMA IK. Protesta masive si në vitin ’90 për rrëzimin e bustit Rama, për shpëtimin e Shqipërisë,” shkruan Mziu.